Studijuesit gjëten provën më të fortë të egzistimit të vrimave të zeza !
Një ekip studjuesish Anglo-Francez, e kanë paraqitur deri më tani proven më të nxehtë të egzistmit të vrimave të zeza, ata erdhen në përfundim, se bëhet fjalë për një burim radioskopikë shumë të fortë, 290 milionë vjetë drite larg tokes dhe gjendet në një skaij të galaksisë dhe ka 500 herë peshë me të madhe se Dielli jonë.
Sic e dimë të gjithë vrima e zezë është një trup qiellor jashtezakonisht i dendur, me një forcë tërheqëse sa të madhe aq edhe të fuqishme sa që nuk lejonë largimin e asgjejë.
Tezën e egzistimit të vrimave të zeza e ka paraqitur për herë të parë teoria e relativitetit dhe pafundësia e saj mendohet të jetë +infinit, arsyja pse quhet vrimë e zezë është se është në gjendje që dhe driten ta absorbon plotësisht.
Egzistojnë vrima te zeza të cilat kanë 100 deri në 300 herë peshë më të madhe se dielli, keto quhen zakonisht vrima të vogla te zeza, mirëpo mendohet se ka dhe nga ato që janë miliona ose miliarda herë më të mëdhaja se dielli, mirëpo egzistimi i tyre nuk është vërtetuar akoma.
Nga ana tjetër, shkencëtaret nuk janë akoma të bindur se ky burim radioskopikë i fuqishëm, është më të vërtet një vrimë e zezë, për këte gjë ka dyshime.
Shkencëtaret e kishin zbuluar ketë radioskopë të fuqishëm qysh në vitin 2004, me ndihmen e teleskopit hapësinor XMM-Newton dhe rrezeve X, në periferi të galaksisë ESO 243-49, por nuk e dinin saktësisht se per cfarë bëhej fjalë.