 Interneti pritet t’i nënshtrohet një prej ndryshimeve më të mëdha prej dekadash. Bëhet fjalë për miratimin e adresave të faqeve elektronike jo vetëm me germa latine.
Presidenti i Korporatës për Caktimin e Emrave të Adresave në Internet thotë se ka shumë shanse që votimi i sotëm të lejojë adresa interneti të shkruara me germa të tilla si ato arabe, koreane, japoneze, greke, hindu dhe cirilike.
Emrat e adresave te faqeve elektronike janë ato që përfundojnë me pikë.com, pikë.org e të tjera. Dhe mesa duket duke filluar nga sot ato mund të jenë edhe në gjuhë të tjera jo-latine.
Nga 1.6 miliardë përdoruesit e internetit në gjithë botën, më shumë se gjysma përdorin gjuhë që kanë alfabete jo latine.
Interneti i pati fillesat në eksperimentet e një universiteti amerikan në vitin 1969, por vetëm në fillim të viteve 1990, përdorimi i tij u zgjerua përtej botës akademike dhe institucioneve kërkimore, tek publiku i gjerë |