|
Prodhuesi multi-nacional japonez Suzuki ka njoftuar se do të paraqes katër modele të ndryshme të Suzuki Kizashi. Një prej versioneve është punuar nga Road Race Motorsport.
Edicioni Platinium i Kizashi ka një tavan të zi, grafika të veçanta, amortizatorë të rinj dhe pjesë tjera, njofton AutoLajme.
Gjithashtu, në prezantim do të gjenden edhe modeli nga Westside Auto Group, ai Kizashi Soleil. I fundit veçohet me një ngjyrosje speciale prej dy shtresave, grill të ri dhe fascia të re.
Kompanitë tjera të përfshira janë: Delta Tech Engineering, Import Tuner dhe ICON Vehicle Dynamics |